Derbi/ Interesi i madh për të shkuar në Air Albania, ja sa bileta janë shitur deri tani

Ndoshta edhe Air Albania nuk mjafton për të përballuar interesimin për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Interesi mbetet i madh për ndeshjen e kryeqytetit, megjithëse jemi ende në javët e para të kampionatit.

Pavarësisht punës që po bëhet mbi lëshimin e një rregulli të ri ku të hiqet kufizimi, për momentin duhet të respektohet ende 30% i lejuar nga Qeveria. “Supersport” raporton se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur 6.000 bileta për derbin, teksa kapaciteti është 22.000 vende. /Sport Ekspres/

Bëhuni pjesë e grupit të “Sport Ekspres” në Facebook dhe jepi jehonë mendimit tënd https://www.facebook.com/groups/1042706996548057

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *