Derbi i kryeqytetit në merkato, lojtari i Vllaznisë konfirmon: Kam marrë oferta konkrete nga Tirana dhe Partizani

Derbi i kryeqytetit tashmë është zhvendosur në merkato. Skuadrat po mendojnë që tani për sezonin e ardhshëm dhe nuk dëshirojnë të humbasin kohë për të bërë goditjet e tyre. Herald Marku është kthyer në objektivin e dy klubeve të kryeqytetit që në garë u shtohet edhe Kukësi. Është vetë lojtari i Vllaznisë ai i cili konfirmon gjithçka, teksa pranon për “Shkodra Sport” se ekipet e sipërpërmendura kanë paraqitur ofertë zyrtare për të, ndërsa edhe Vllaznia është në bisedime për rinovimin e kontratës.

“Mund të konfirmoj faktin se që të gjitha këto lajme janë të vërteta. Kam patur bisedime me skuadrat që ju përmendët (Tirana, Partizani, Kukësi) dhe po ashtu kam marrë edhe oferta konkrete prej tyre. Rinovimi? Po kam folur edhe me drejtuesit e Vllaznisë për këtë çështje. Prioriteti im është zhvillimi në aspektin professional individual si dhe në grup. Pjesët e tjera janë të rëndësishme, por jo parësore për mua. Jam në negociata e sipër me Vllazninë. Për momentin jam me pushime. Besoj se kur të kthehem do të kem vendosur për të ardhmen”, ka thënë Herald Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *