Derbi i fituar është një mallkim prej 2016, Milani kërkon të thyej Interin

Në orën 18:00 do te luhet supersfida e javës, derbi i shumëpritur midis Milanit dhe Interit. Për herë të parë në histori kjo përballje do të luhet pa tifozë, përshkak të masave kunder përhapjes së COVID-19. Megjithatë të gjithë tifozët e skuadrave përkatëse do të jenë duke e parë këtë ndeshje nga shtëpitë e tyre.

Milani do të tentojë të thyejë një rekord mjaft negativ ndaj “kushërinjvë”. Kuqezinjtë nuk regjistrojnë një fitore ndaj Interit që prej 2016, praktikisht kanë 8 ndeshje pa marë 3 pikë në derbi. Me rikthimin e Ibrës dhe Romamjolit nga koronavirusi, tashmë Piolo ka skuadrën e dëshiruar për ta vendosur në fushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *