Derbi i “B”-ve, Mahmutaj: Partizani ka objektiv… fitoren

Të dielën në mesditë, për tifozerinë e kryeqytetit do të luhet një ndeshje “derbi”, por jo si ai i kohëve të arta të këtyre dy skuadrave të mëdha në futbollin shqiptar. Janë inferiorët e Kategorisë së Dytë, Partizani B dhe Tirana B që do ta zgjidhin mes tyre enigmën e tri pikëve, apo të një barazimi.

Trajneri i Partizanit B, Genci Mahmutaj, për Sportekspres.com deklaron se kjo është një ndeshje e vlerësuar nga skuadra e tij, edhe pse kundërshtari ndodhet në fundin e renditjes në Grupin A. “Kjo është një ndeshje “derbi” e vlerësuar maksimalisht nga ana jonë, që natyrisht i bashkëngjitet objektivit për fitore”.

Tekniku i Partizanit të “vogël” kërkon nga skuadra e tij që kjo sfidë ti shërbejë jo vetëm konfirmimit të tyre, por edhe synimeve që skuadra ka në këtë sezon. “Partizanit i duhen tri pikët, sepse synimet tona janë për ngjitje në renditjen e grupit.  Një ndeshje me një specifikë të veçantë, që për Partizanin B alternativë ka vetëm fitoren”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *