Partizani do të përballet me Bate Borisovin në raundin e parë të Champions League. Të kuqtë do të kërkojnë që të fitojnë ndaj një rivali me histori në Europë, megjithatë që nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm. Një favorizim vjen për Partizanin nga UEFA.
Për shkak të situatës së luftës dhe ndihmës që i japin Rusisë, ekipet bjelloruse nuk mund t’i luajnë ndeshjet e tyre në shtëpi. Për këtë arsye, ndeshja e kthimit mes Bate Borisov dhe Partizanit nuk do të luhet në shtëpinë e Bate Borisov, por në një vend neutral. /Sport Ekspres/