Dënimi i kotë i Flamurtarit, ja si shpaloset parulla e radhës

Flamurtari luan sot ndaj Kukësit pa tifozë, sepse Disiplina ka dënuan klubin vlonjat për 4 ndeshje, pas parullave dhe koreve në ndeshjen kundër Kamzës.

Megjithatë, gjithçka është e kotë dhe dënimi duket qesharak, sidomos për faktin se në pallatet rreth stadiumit janë ngjitur shumë tifozë dhe jo vetëm që dëgjohen kore, por është shpalosur edhe një parullë, ku shkruhet: “Rroftë shoku Napoleon”.

Me siguri tani Disiplina do urdhërojë mbylljen e pallateve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *