Kjo është hera e tretë që Keidi Bare kthehet i dëmtuar nga Kombëtarja dhe te Espanjoli nuk e presin mirë. Aq më tepër kur ditën e nesërme i pret një derbi me Barcelonën në “Kamp Nou“ dhe trajneri është deri diku i limituar edhe në zgjedhje.
Në konferencën për shtyp Vinsent Moreno nuk e përjashton mundësinë se Bare mund të jetë gati ditën e nesërme, por nga ana tjetër tregon se nuk është e lehtë kur lojtari kthehet i dëmtuar nga Kombëtarja. Në fund të fundit është klubi ai që e paguan.
“Nuk është e lehtë. Të gjithë duan të shkojnë me Kombëtaren e tyre. Nuk jam unë personi që duhet të japë zgjidhjen. Kur ai dëmtohet, lojtari paguhet nga klubi, por nuk është e lehtë”, ka thënë Vinsent Moreno./Halit Delibashi-Sport Ekspres/