Kapërcimi i madh i Maqedonisë nuk e kalon Shqipërinë, kuqezinjtë humbasin 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

FIFA ka shpërndarë renditjen e re të Kombëtareve. Pas ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në muajin nëntor qeveria botërore e futbollit ka shpërndarë klasifikimin e ri. Shqipëria ka humbur tre pozicione në renditjen e fundit. Pavarësisht fitores me Andorrën, ajo humbje me Anglinë duket se ka ndikuar shumë. Kombëtarja kuqezi pozicionohet e 66 në klasifikim.

Maqedonia e Veriut ka bërë një kapërcim të madh me 7 pozicione pas dy fitoreve të fundit që i siguruan një vend në “play off”, por përsëri mbetet një pozicion pas Shqipërisë. Ndërkohë Kosova shkon në vendin e 111, duke u ngjitur kështu me 2 pozicione në renditje. Sa u përket rivalëve të Shqipërisë në grupin I, Hungaria rekuperon 4 vende, Polonia humbet 3, ndërsa Anglia ngjitet me një pozicion dhe tashmë renditet e 4-ta në Botë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online