Dëmtohet Kumbulla dhe Gjimshiti? Pak qetësi, mbrojtësi i Shqipërisë në një formacion me Haland, Mesin dhe Neymar

Situata nuk është aspak e mirë për Rejën. Legjionarët e Kombëtares po përjetojnë moment të keq në nisje të këtij sezoni të ri. Hysaj, Kumbulla dhe Gjimshiti janë të dëmtuar dhe mund t’i kenë humbur ndeshjet e Shqipërisë. Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Armando Broja po preferohen më tepër si zëvendësues në ekipet e tyre përkatëse, pa harruar edhe Strakoshën te Brentfordi. Situatë aspak e mirë edhe për Bajramin te Empoli në këto ndeshje të para.

Por siguria në mbrojtje mund të quhet Ardian Ismajli. Ky i fundit edhe kur ka qenë në moment të keq te Empoli, gjithmonë te Kombëtarja ka treguar anën më të mirë, duke mos çaluar për asnjë moment. Në këtë moment Ardian Ismajli është duke shkëlqyer edhe te Empoli në Serinë A. Soccerway e ka nxjerrë në formacionin e javës për pesë kampionatet më të mira në Europë duke e përfshirë së bashku me emra si Theo Hernandez, Haland, Mesi dhe Neymar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *