Nabil Fekir ka pësuar një dëmtim të lehtë në grumbullimin e kombëtares së Francës për ndeshjet ndaj Islandës dhe Gjermanisë. Lojtari i Marsejës, Dimitri Paje i është bashkuar ditën e sotme grumbullimit të kombëtares së Francës për të zëvendësuar sulmuesin e Lionit.
Fantazisti i Marsejës nuk merrte ftesë nga kombëtarja e Francës prej një viti dhe ky rikthim te kampionët e botës tregon se Deshamp e ka akoma në plane atë. Por, grumbullimi i Deshamp ka mërzitur jo pak tifozë e analistë të ndryshëm, sipas të cilëve lojtari që e meriton të grumbullohet me doemos në kombëtaren franceze është Aleksandër Lakazet.
Sulmuesi i Arsenalit e ka nisur mbarë këtë sezon në Angli, ku në tetë ndeshje në Premier League ka shënuar katër herë. 27-vjeçari edhe pse prej vitesh ka marrë komplimente nga Deshamp, ai është aktivizuar në vetëm tri ndeshje zyrtare.