Dëmtimi i tmerrshëm, ylli koreano-jugor humbet kujtesën

Një futbollist nga Koreja e Jugut pësoi një dëmtim horror, gjatë ndeshjes “play off” në K-League, nivelin më të lartë të futbollit në vend. 20-vjeçari Li Sung-Mo, i cili aktivizohet me Guangju FC, ra shumë keq me kokë në fushë, në ndeshjen që skuadra e tij humbi 1-0 përballë Daezheon Sitizën.

Prej atij moment fatkeq, futbollisti i ri pësoi humbje të memories. Një zëdhënës i klubit të Guangju tha se Li po rikuperohet në mënyrë të pabesueshme nga lëndimi i rëndë, duke theksuar se lojtari nuk pësoi dëmtime në kokë, pavarësisht se theu tre vertebra në qafë.

Futbollisti pritet të fitojë aftësitë e plota pas tre muajsh, por më parë ai duhet të qëndrojë disa kohë nën vëzhgimin e specializuar të mjekëve. “I kujtohej vetëm që kërceu me kokë për të kapur topin dhe më pas humbi kujtesën, deri në momentin kur erdhi në spital. Këtu u bë i vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhej. U ankua për dhimbje në qafë, por fatmirësisht analizat nuk nxorrën probleme në kokë, por vetëm tre fraktura në vertebra”.

Li Sung-Mo është një prej yjeve të rinj të futbollit koreano-jugor. Ai luajti përkrah Son Heung-min, lojtarit më të famshëm të skuadrës, i cili aktivizohet te Totenhemi, gjatë triumfit që skuadra përfaqësuese regjistroi në Lojërat Aziatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *