Dëmtimet e kanë penalizuar përgjatë karrierës, klubi italian piketon mesfushorin e Kombëtares kuqezi

Merkatoja po shkon drejt ditëve të fundit por në Itali klubet vazhdojnë të piketojnë objektivat e tyre. Peruxha po mendon të përforcohet në mesin e fushës dhe sytë i ka hedhur drejt Emanuele Ndojit. Ky i fundit është përndjekur nga dëmtimet vitet e fundit, të cilat e kanë penalizuar jo pak përgjatë karrierës së tij.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka humbur vendin e titullarit nën drejtimin e Filipo Inzagit dhe kjo për shkak të lëndimeve që e shoqëruar këtë sezon. Peruxha kërkon të shfrytëzojë këtë fakt për t’i rrëmbyer Breshias Ndojin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *