“Demrozi debaton me arbitrat gjithmonë”! Presidenti i Elbasanit: Ne nuk jemi favorizuar fare nga arbitrat, pyetini që të gjithë…

Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Aty është folur sa i përket futbollit shqiptar dhe sigurisht Elbasanit, që po zhvillon një sezon fantastik. Ndërkohë shumë aludime dhe zëra janë ngritur për favorizimin e Elbasanit, por Kujtim Llupa ka një tjetër ide në lidhje me këtë çështje duke thënë se ekipi i tij nuk ka pasur kurrë një dorë shtytëse nga vendimet e arbitrave.

“Demrozi për mua është mjeshtri i këtyre gjërave, thotë që nuk flas për arbitrat, por është i vetmi që debaton me arbitrat në pushim të ndeshjes sa herë unë kam qenë në stadium në Rrogozhinë. Unë nuk debatoj kurrë dhe le të pyeten të gjithë arbitrat që nga momenti kur unë kam shkelur në Elbasan, që nga dita e parë. Nëse një arbitri unë i kam shkruajtur apo i kam thënë që: “Më ke hyrë në hak”. Në rastin e fundit, një penallti e dytë, i gjithë krahu i Demrozit u hodh që është penallti, është me dorë, ne ndenjëm të qetë, nuk reaguam fare dhe në fund doli që nuk ishte penallti. Ku jemi favorizuar ne se nuk e kuptoj? Njerëzit mund të flasin sa të duan, por unë nuk jam favorizuar fare”, tha Llupa. /Sport Ekspres/