Ish-kapiteni bardhezi: Shpirt skuadre dhe sakrificë. Më në fund, sinjali në Napoli ishte i fortë. Alegri mund të qëndrojë i qetë
Dikur vishte fanellën bardhezi, sot është vetëm një tifoz më shumë. Aleks del Piero flet në rolin e opinionistit dhe, madje, pasi ka shijuar shumë suksesin e bardhezinjve në “San Paolo”, i intervistuar nga “Tuttosport”, ka dhënë përshtypjet e tij për atë që mund të quhet një sukses që kthen sezonin e “Zonjës” për mirë…
Del Piero, e prisnit fitoren e ish-skuadrës suaj në “San Paolo”?
Në një sens po. Me këtë prezantim ka dhënë sinjal të rëndësishëm për kampionatin dhe veten. Ka treguar se ka rigjetur shpirtin e sakrificës, atë vëmendje në mbrojtje dhe atë deduksion kolektivi që dukej se kishte humbur.
Meritë e Alegrit, e skuadrës apo e të gjithëve bashkë? Ose, e thënë ndryshe, e “dorës” së Higuainit?
E të gjithëve, por e Alegrit në plan të parë. Mendoj se është i kënaqur që pa disa gjëra që donte të shihte… Te loja e Juventusit, të cilën ndoshta kishte frikë se nuk e rigjente më. Sidomos, në një sfidë të rëndësishme dhe udhëkryq si ajo në “San Paolo”. Dhe nuk flas vetëm për stimujt apo motivimin.
Juventusi është kthyer 100%, sipas jush?
Mos harroni një fakt të rëndësishëm: vitin e shkuar, Juventusi kishte më pak pikë se sa tani. Ndaj…
Ju pëlqen ky kampionat më i ekuilibruar? Katër skuadra, deri tani, të mbledhura në 8 pikë…
Shtoj, më në fund! Një turne me një skuadër të vetme, monolog, siç ka ndodhur në gjashtë sezonet e fundit, nuk është diçka e bukur për t’u parë. Sigurisht, duke lënë tifozët e Juventusit mënjanë.
Një gjykim mbi tre skuadrat në gar ëpër titullin. E nisim nga Napoli?
Po luan një futboll të jashtëzakonshëm, por duhet të bëjë llogaritë me disa kampionë jo në formë. Insinje është mes tyre.
Interi?
Nuk ka kupa, ky është favori kryesor. Spaleti mund ta udhëheqë, përpara të gjithëve.