Del lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Tiranën, sirenat belge ndizen për mesfushorin shqiptar

Enes Kuka është lojtar i lirë në këtë merkato verore. Pas kthimit nga huazimi nga Besa e Kavajës, mesfushori ka përfunduar edhe kontratën e tij me klubin e Tiranës. Për futbollistin në fjalë kanë ardhur oferta nga skuadra të tjera të “Abissbet Superiore”-s, por pa marrë një përgjigje pozitive nga goja e tij.

Arsyeja është sepse Kuka synon një provojë një përvojë të re jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve të sigurta pranë menaxherit të tij, Roland Çelmeta, një klub belg ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Tiranës, pasi prej kohësh është duke e mbajtur në vëzhgim. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Enes Kukës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *