Shumë vlerësime dhe komplimente kishte për Kristjan Asllanin deri para ndeshjes së fundit miqësore të Interit me Villareal. Një gabim i bërë nga mesfushori shqiptar do të sillte gol në portën e Handanovic, por mbi të gjitha humbja 2-4 nuk mund të sjellë kurrsesi vlerësime të mira për lojtarët që ishin protagonist në fushë. Pavarësisht së në mediat italiane u përfol se me ardhjen e Asllanit do të ruhen më mirë energjitë e Brozovic për ndeshjet e rëndësishme, duket se mesfushori shqiptar ka ende punë përpara.
Të paktën kjo lihet të kuptohet nga deklarata e Inzagit pas ndeshjes me Vilarealin, që shpreson shumë te rikuperimi i shpejtë i Brozovic për ndeshjen e parë të Serisë A që luhet me…Lecen. “Kishim një problem të bukur me Brozovic që u dëmtua, prandaj nuk ishte me VIllareal. Ne shpresojmë shumë se do ta në vendin e tij për ndeshjen e kampionatit”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/