Mirësevini në Itali! Kristjan Asllani duhet të përgatitet psikologjikisht, një media e Interit e lëshon me një gabim: Mezi po të presim Brozovic

Mediat në Itali janë shumë ballkanike dhe thuajse të ngjashme me pasqyrimin tonë kur bëhet fjalë për lojtarët, në ekstremitet. Këtë e kanë pranuar edhe shumë futbollistë të njohur se ka qenë thuajse e pamundur që të përballonin presionin e tyre.

Me një ndeshje të mirë shkon në qiellin e shtatë dhe me një të keqe, prek fundin. Për këtë arsye Kristjan Asllani duhet të përgatitet psikologjikisht për t’ia dalë, është ndoshta e vetmja pengesë e madhe për lojtarin shqiptar që gjithçka tjetër e zgjidh me këmbët dhe kokën e tij në fushën e blertë.

Mjaftoi një gabim në miqësoren ndaj Villareal, që “Liinterista”, media italiane e përkushtuar për Interin, “ta lëshonte” futbollistin e Kombëtares: “Komplimentet e shumta ndoshta ndikuan. E kufizoi veten në të zakonshme me Villareal dhe humbi dy topa që sollën probleme serioze, në një prej tyre do ta pësonim. Shpresojmë se Brozovic do të kthehet së shpejti”, shkruhet në vlerësim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online