Deklarata e Murinjos i lë shije të hidhur Deshampit, trajneri francez e thumbon me Totenhemin

Hoze Murinjo ka dhënë një intervistë pak ditë më parë për tabloidin britanik “The Sun”, ku në statusi ne analistit të Euro 2020 shprehet se e sheh një dështim për Francën nëse nuk del nga ky kompeticion me trofeun në duart e saj. Por këto fjalë nuk kanë lënë një shije të mirë te Didier Deshamp. Trajneri i “gjelave” nuk e mendon dy herë të thumbojë portugezin, teksa për “Telefoot” i kujton Murinjos sezonin e zhvilluar me Totenhemin, ku u shkarkua nga detyra për shkak të pozicionimit të dobët në renditje.

“Mendova të njëjtën gjë për ekipin e tij të Totenhemit, por nuk përfundoi kështu… Po, ne jemi favoritë për shkak të statusit të kampionëve të botës. Nuk është një presion, është realiteti, ne nuk do të ikim nga debati për praninë e Francës midis favoritëve të këtij Europiani”, ka thënë Didier Deshamp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *