Rei Manaj nuk ndalet me golat e shënuara në këtë sezon. Por zëdhënësi i mediave te Sivaspor, Gokhan Karagol, mendon se Manaj do të kishte arritur një shifër të frikshme nëse do të merrte asistet që shkojnë te Ikardi apo Dzeko.
“Nëse asistimet që i vinin Icardi dhe Dzeko do të kishin ardhur për Rei Manaj, ai do të kishte shënuar të paktën 30-35 gola në kampionat. Unë e besoj këtë”, tha Karagol. /Sport Ekspres/