Ded Bushi realizon ëndrrën, grumbullohet në kombëtare

Bushi grumbullon në kombëtare… Bushin. Nuk është lojë fjalësh dhe as për ndonjë lidhje farefisnore, sepse trajneri i Shqipërisë U-21 i ka dërguar një ftesë laçianit Ded Bushi, raporton “sportal.al”.

Vetëm 19 vjeç, Bushi ka nisur sezonin e tretë me Laçin në Superiore dhe këtë sezon është aktivizuar në 5 ndeshje, edhe pse jo në formacionin titullar.

Anësor ofensiv, i aftë të luajë edhe në mesfushë, Bushi ka rënë në sy dhe tashmë bëhet pjesë e kombëtares U-20, për t’u provuar në miqësore në Gjeorgji, pas pak ditësh.

Një lajm i bukur për Ded Bushin, por edhe për Laçin, që këtë sezon është klubi që u beson më shumë të rinjve, në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online