Deçiçi i Tuzit hedh njërën këmbë drejt kualifikimit, fiton transfertën me kampionët e Gjeorgjisë

Deçiçi i Tuzit është larguar me fitore nga Gjeorgjia. Skuadra shqiptare ka triumfuar me shifrat 0-2 ndaj Dinamos së Batumit. Camaj ishte lojtari që vendosi fatin e këtij takimi. Futbollisti shqiptar shënoi golin e parë në minutën e 62-të, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë dyfishoi rezultatin.

Deçiçi ka hedhur kështu njërën këmbë drejt turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Klubi nga Tuzi do të presë kampionen e Gjeorgjisë javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit, ku do të përcaktohet edhe ekipi që do të kalojë në turin pasardhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/