Sezoni 2018/2019 ka sjellë jo pak emra të rinj në skenë. Në renditjen e pesë debutuesve më të rinj në moshë deri më tani në katër kampionatet më elitare europiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga), ka dhe një lojtar me origjinë shqiptare.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Shtutgartit, Leon Dajakun. Futbollisti 17-vjeçar debutoi më 9 dhjetor ndaj Gladbahut, çka e rendit atë në vendin e tretë të listës. Ecuria e mirë me skuadrën U19 (7 gola në 13 ndeshje), bëri që trajneri Markus Vajnzierl t’i jepte një shans të riut me origjinë shqiptare.
Vetëm dy lojtarë ia kalojnë Dajakut përsa i përket moshës së re të debutimit gjatë këtij sezoni, ndërsa poshtë vetes ka dhe talentin e Real Madrid, Vinisjus Zhunior.
LISTA
Ander Barrenetksea (Real Sociedad)
Ndeshja e pare në kampionat: Real Sociedad-Alaves 0-1 (21/12/2018)
Mosha: 16 vjeç 11 muaj 24 ditë
Antonis Aidonis (Shtutgart)
Ndeshja e parë në kampionat: Nyrenberg-Shtutgart 0-2 (10/11/2018)
Mosha: 17 vjeç 5 muaj 19 ditë
Leon Dajaku (Shtutgart)
Ndeshja e parë në kampionat: Gladbah -Shtutgart 3-0 (09/12/2018)
Mosha: 17 vjeç 7 muaj 27 ditë
Kalum Hudson-Odoi (Çelsi)
Ndeshja e parë në kampionat: Uotford – Çelsi 1-2 (26/12/2018)
Mosha: 18 vjeç 1 muaj 19 ditë
Vinisjus Zhunior (Real Madrid)
Ndeshja e pare në kampionat: Real Madrid – Atletiko Madrid 0-0 (29/09/2018)
Mosha: 18 vjeç 2 muaj 17 ditë