Debutimi mund të vijë të dielën, trajneri i Specias: Manaj është gati, pres Venecian më të mirë të mundshme

Të dielën mund të vijë debutimi i Rei Manajt me fanellën e Specias. Sulmuesi shqiptar rikthehet pas shumë viteve në Serie A, ku do të jetë nën urdhërat e një ish-lojtari të njohur. Tiago Mota ka folur për mediat dhe pohon se Manaj është gati dhe se do të jetë në garë për një vend në formacion kundër Venecias.

“Pres Venecian më të mirë të mundshme, edhe sepse po rritet. Jo vetëm në ndeshjen e fundit, edhe në Udine ata treguan se po rriten falë një trajneri shumë të mirë i cili stërvitet shumë mirë. Këtë mund ta shihni në fushë. Fizionomia e ekipit ka ndryshuar, por ata po bëjnë mirë falë tij. Pres një skuadër që, në shtëpi kundër një kundërshtari të drejtpërdrejtë, do të kërkojë tre pikët.

Manaj është gati, Nzola është gati, Salcedo është gati si dhe Antiste, Gyasi dhe Verde. Ne kemi të gjithë lojtarët që stërviten mirë, do të shohim se cilët do të thirren në Venecia”. ka thënë Tiago Mota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online