Vetëm 31 minuta ka zgjatur debutimi i Kamer Qakës me fanellën e Steaua Bukureshtit. Mesfushori shqiptar, që u transferua nga Politeknika Iashi në Bukuresht, me skuadrën prestigjioze, gjatë merkatos së verës…
Ai u aktivizua në minutën e 46-të të ndeshjes, pra në pjesën e dytë, por pas një përplajse me kundërshatin mbeti në tokë dhe doli duke e mbajtur në krah stafi mjekësor i Steauas, pasi ndjente dhimbje të padurueshme…
Dyshohet për dëmtim serioz, teksa lojtari ishte edhe në lot. Panuçi do të jetë më i mërzituri në këtë mes, pasi e sheh në planet taktike dhe teknike të Kombëtares, teksa shtatori po afron…