Debutim perfekt i djalit të Zidan, në Spanjë kanë besim

Luka Zidan, djali i trajnerit të Real Madrid, Zinedin Zidan, u huazua pak javë më parë te skuadra e Rasing Santander.  Në ndryshim nga i ati që ka qenën një mesfushor virtuoz me topin, Luka ka zgjedhur që rrugëtimin në futboll ta vazhdojë si portier.

Gjatë qëndrimit 15-vjeçar te Real Madrid, “gardiani” francez pati shansin të luante dy ndeshje me ekipin e parë në La Liga, ndërsa tani 21-vjeçarit i duhet të provojë veten në “Segunda Divizion” me skuadrën e re.

Debutimi me Rasing ka nisur në mënyrën perfekte. Zidan priti një 11-metërsh në miqësoren e fituar me rezultatin 3 – 0 ndaj CD Guarnizo. Të mbash mbiemrin Zidan në fanellë nuk është një peshë e lehtë. Kritikët do jenë gjithmonë aty për të komentuar çdo gabim të tij, por Luka është mësuar prej disa vitesh me këtë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *