“De Laurentis të kuptojë mësimin nga Hysaj”, ironia e gazetarit: Messi te Napoli? Vetëm po bleu klubin, ka më shumë para se presidenti

Gazetari i “Canale 21“, Umberto Chiariello ka folur për “Calcio Napoli 24” rreth merkatos së të kaltërve. Rinovimi i Lorenzo Insignes është kthyer në një nga temat kryesore në Napoli dhe gazetari italian këshillon klubin të nxjerrë mësime nga Hysaj, Maksimovic dhe Milik, të tre të larguar me parametër 0.

Sa i përket hipotezave që Messi të ecë në hapat e legjendës Maradona dhe të firmosë për Napolin, Chiariello nuk i kursen ironitë duke u shprehur se diçka e tillë mund të ndodhë vetëm nëse argjentinasi do të blinte klubin.

“Leo Messi? Ai kurrë nuk do të mbërrijë në Napoli. Do kishte 3 mundësi për të për të ardhur, por do ta bënte një gjë të tillë vetëm nëse do të blinte klubin, duke qenë se ka më shumë para se De Laurentis.

Insigne dhe rinovimi? Sezoni i Napolit sillet rreth kësaj gjëje: goditjet mund të arrijnë në treg, por rinovimi i Insigne ndryshon vëmendjen e mediave gjatë gjithë vitit. Nuk e di nëse De Laurentiis e ka kuptuar mësimin Milik-Hysaj-Maksimovic, është një situatë që do ta shmangia. Do ta telefonoja, do ta pyesja nëse dëshiron të qëndrojë dhe do të gjeja një marrëveshje. Çfarë duhet për të folur me njëri -tjetrin?“, ka thënë Umberto Chiariello./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *