Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, është shfaqur krah Ançelotit në konferencën e sotme për shtyp dhe ka folur për merkaton, duke u ndalur te Sarri e Zhorzhinjo.
“Çështja Sarri është drejt mbylljes, kam vendosur kushtet e mia dhe të shohim çfarë do të ndodhë orët e ardhshme, Çelsi i di kërkesat tona”.
“Zhorzhinjo? Do të më duhet t’i kërkoj falje Sitit, i kisha dhënë OK dhe i kisha dhënë fjalën presidentit. Nëse lojtari preferon të jetojë në Londër dhe jo në Mançester, mund ta kuptoj, ashtu si kuptoj faktin që Çelsi do ta paguajë më shumë. Megjithatë, operacioni i tij nuk lidhet me atë të Sarrit”.
“Blerja më e mirë? Bindja e Ançelotit që të zgjidhte Napolin, për mua ai është qendërsulmuesi, mbrojtësi dhe anësori i djathtë i vërtetë”.
“Synimi i sezonit të ri? Grumbulluam 91 pikë në kampionat dhe është një hap tjetër përpara, por nuk e kapërdiva dot eliminimin nga kupat, na kushtoi 15 milionë euro”.