Elseid Hysaj po luan ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Napolit. Rinovimi mes palëve nuk ndodhi, e madje u kthye në një “mollë sherri” për Gatuzon dhe De Laurentisin. Ky i fundit e donte shkodranin jashtë formacionit, por trajneri italian ka treguar besim te lojtari shqiptar, i cili e ka shpërblyer në fushën e lojës.
Ai që i del në mbrojtje tashmë është edhe vete djali i De Laurentisit, Edoardo. Zv. Presidenti i Napolit ka shpërndarë një story në profilin e tij në “Instagram” me rezultatin final të fitores së sotme kundër Specias, duke e shoqëruar me fjalët: “Sa të fortë i kemi mbrojtësat e krahut. Forca Napoli”. Në ndeshjen e fundit Hysaj u kritikua për golin e pësuar në fund nga Kaljari, por këtë herë duket se ka marrë leksionin e duhur dhe ka qenë më i përqendruar në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/