Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola patën një çast të tensionuar gjatë ndeshjes gjysmëfinale mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit. Ata shkëmbyen fjalë me tone të larta mes tyre, por duket se situata nuk është aspak serioze. Të paktën kështu shpjegon Pep Guardiola.
Trajneri spanjoll ka sqaruar këtë episod në konferencën e tij për shtyp. Kreu i pankinës së Manchester City-t është shprehur se i pëlqen ky lloj reagimi nga De Bruyne dhe shton se belgu i bërtet shpesh në stërvitje.
“Reagimi i Kevinit [De Bruyne] më pëlqen. Ne i bërtasim njëri-tjetrit dhe më pëlqen. Në ndeshje është pak i rrafshët dhe mua më pëlqen kjo energji. Nuk e shihni, por sa herë më bërtet ai në stërvitje”, ka shpjeguar Josep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/