Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, sakaq, duke folur për Taulant Xhakën dhe duke iu kthyer çështjes që ai prishi harmoninë në grup dhe u largua duke braktisur grumbullimin, u shpreh. Për “Sport Ekspres”, ai u shpreh: “I vetmi lojtar me të cilin unë kisha probleme, por që Panuçi mund të mos ketë, është Taulant Xhaka. E përsëris, Xhaka s’do të ketë asnjë problem me trajnerin e ri, por me tifozët dhe shokët e skuadrës, deri sa të kërkojë ndjesë që braktisi grumbullimin dhe u revoltua. Ky aspekt s’mund të kalojë në plan të dytë.
Deri sa ai të kërkojë falje publikisht, edhe përpara atyre shokëve që shkojnë në pankinë dhe qëndrojnë aty, edhe pse nuk luajnë, por japin gjakun dhe shpirtin për atë fanellë dhe kombëtare. Xhaka s’duhet të ndihet i pari i klasës… Eshtë një nga të gjithë”.