Xhani De Biazi është pranë rikthimit në stol. Ish-trajneri i famshëm i Shqipërisë është në kontakte me kombëtaren e Azerbajxhanit, siç raporton “TMW”. Italo-shqiptari nuk trajnon që nga 27 nëntori i vitit 2017, kur i dha fund eksperiencës së shkurtër me ekipin spanjoll të Alaveshit.
62-vjeçari ishte pranë stolit të Polonisë, por tratativat ngecën në fund. Tashmë ai është në bisedime me Azerbajxhanin, që ishte në grup me Kosovën në Ligën e Kombeve.
Emri i De Biazit përflitet dhe si një kandidat për pankinën e Bolonjës. Filipo Inzagi po has vështirësi dhe stoli i tij është në rrezik, ndërsa De Biazi është një nga kandidaturat e përfolura për zëvendësimin e tij te Bolonja.