“De Biazi nuk është trajner”! Te Azerbajxhani nuk durojnë dot më me italianin, të gjithë kërkojnë shkarkimin e tij

De Biazi nuk arriti që të shtojë sadopak entuziazmin e ambientit sportiv te Azerbajxhani, pasi për të kërkuar atë që realizoi te Shqipëria, është tepër. Rezultatet e italianit te kjo Kombëtare janë të tmerrshme, ndërsa të gjitha mediat sportive kërkojnë shkarkimin e tij. Së fundmi janë ish-futbollistë që po shprehen hapur dhe dëshirojnë ndryshimin e trajnerin. Vagif Javadov, ish-lojtari i Azerbajxhanit ka shkuar më tej duke u shprehur se De Biazi nuk është trajner.

“Kur De Biazi erdhi te Azerbajxhani u kuptua që në ditën e parë se nuk e njeh dhe nuk dëshiron që ta njohë kampionatin tonë, Kombëtaren, lojtarët. Kur erdhi tha se i njihte lojtarët e Azerbajxhanit, se kishin potencial të madh e kështu me rradhë. Por në fakt rezultoi e kundërta. Do t’i jepja një lamtumirë De Biazi sa nuk është vonë. Mund të jetë trajner i mirë, por te Azerbajxhani e tregoi se nuk është trajner”, tha Javadov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *