De Biazi në krah të Panuçit: Trajneri po bën gjithçka mundet!

Nga De Biazi te Panuçi, nga skuadra e Europianit, te ajo që rrezikon rënien nga Liga C, ose e thënë ndryshe nga “parajsa” në “ferr”. Normale, ky është konkluzioni pas ndeshjes së mbrëmshme, me ekipin që nuk bëri asgjë në fushë. Ish-trajneri De Biazi është një dashamirës i skuadrës kuqezi edhe pse është larguar, madje udhëton gati çdo ndeshje për ta parë ekipin nga stadiumi.  Edhe në ndeshjen me Skocinë, italiani ishte prezentë, teksa në fund të sfidës ka komentuar për “Top Channel” këtë humbje të turpshme.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”.

“Nuk ka shumë për të thënë. Për fat të keq pësuam gol që në fillim më pas luajtëm gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë. Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online