“Pas botërorit do të marr një kombëtare që luajti në Rusi”, – shprehej me entuziazëm Xhani De Biasi për mediet. Ai ishte shumë afër stolit të Polonisë, por në fund nuk ia doli mbanë të merrte drejtimin, pasi u “pre në besë” nga presidenti i kësaj federate.
“E vuajtja shumë, pasi mu duk sikur më shkarkuan nga puna. Për një moment e pashë veten si trajner dhe bëra dhe rrobat gati”, – u shpreh italiani pas goditjes që mori. Së fundmi, emri i tij u përmend nga mediet polake për të marrë drejtimin e Legias së Varshavës.
Italo-shqiptari mund të zëvendësonte Defan Klafuriçin e shkarkuar pas rezultateve të dobëta. Alarm i rrëme, pasi mediet polake shkruajnë sërish se tekniku nuk do të marrë drejtimin e Legias. Ai nuk është përzgjedhur si kandidat duke e konsideruar Poloninë si tokën e tij të pafat.