De Biazi, çfarë thumbash futbollistëve!

 

Trajneri italian zbulon: Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, “këta njerëz janë pak të kënaqur”. S’po kërkoj stol në Serinë A.

Xhani de Biazi ka lënë Shqipërinë… Trajneri kuqezi e justifikoi me mbyllje të ciklit të tij, por edhe mungesë besimi nga federata për t’i rinovuar kontratën. Megjithatë, tani që është larg dhe që nuk përfaqëson më kuqezinjtë, dita ditës do të dalin prapaskena që nuk janë zbuluar kurrë. Dhe, ai e nis me një prononcim për për mediat italiane. Duke folur për mikrofonin e “Tutti Convocati” të Radio 24″, ai ka sqaruar dhe vendimin e tij. Duke folur për mikrofonin e “Tutti Convocati” të Radio 24?, ai ka sqaruar dhe vendimin e tij. “Nuk shkuam në Shqipëri për të humbur kohë, donim t’i habisnim dhe në fakt e arritëm. Jam i gëzuar që jam vlerësuar. Të them se isha i emocionuar është pak, kanë qenë 5 vite e gjysmë të jetës sime. Me Shqipërinë bëmë diçka të pamendueshme, ishte një rrugëtim i gjatë.

Pas Europianit mendoja se do të gjeja një jetë të re, por për fat të keq nuk ndodhi ashtu. Më la një shije të hidhur, ‘këta njerëz janë pak të kënaqur’ dhe ky ishte një zhgënjim i madh. Në mënyrë të pandërgjegjshme ne humbëm një pjesë të tërbimit, dikush e ndjeu barkun plotë. Humbja në Luksemburg më ka zhgënjyer shumë, atë natë e mora vendimin”, u shpreh ish-trajneri i kombëtares sonë.

E ardhmja – Sakaq, Xhani de De Biazi foli dhe mbi të ardhmen e tij pas aventurës me kuqezinjtë tanë.“Nuk po kërkoj ndonjë pankinë në Seria  A. Dua të qëndroj jashtë, pasi dua të jem në qendër të projektit. Dua të kem një dorë të lirë në përzgjedhjen e lojtarëve, nga pikëpamja njerëzore dhe teknike”, përfundoi ai. Edhe pse, kontaktet me klube të ndryshme do të intensifikohen këto ditë. Në fakt, sipas “Sportitalia”, Kina është horizonti i ish-trajnerit të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *