“Davide Astori nuk ka vdekur në gjumë”

Befasi e madhe nga Italia, sepse rikthehet në qendër të vëmendjes historia e dhimbshme e vdekjes së kapitenit të Fiorentinës Davide Astori. Mbrojtësi nuk ka vdekur në gjumë, ky është përfundimi i raportit mjeko-ligjor pas kontrolleve të kryera dhe autopsisë mbi trupin e futbollistit të pafat.

Në raport flitet për “takiaritmi”, një përshpejtim i befasishëm i rrahjeve të zemrës, që hedh poshtë teorinë e parë, atë të bradiaritmisë, që është ngadalësim i rrahjeve të zemrës, derisa ajo ndalet.

Sipas ekspertizës, bëhet fjalë për simptomë e parë të një sëmundjeje të pa shfaqur më parë. Sipas mjekëve që kanë përpiluar raportin, Astori mund të kishte shpëtuar nëse do kishte qenë në dhomë me dikë tjetër, sepse në hotelin në Idenë kishte marrë dhomë më vete.

Prokurori i Udines Antonio De Nikolo ka hapur një dosje, me hetim në ngarkim të të panjohurve: “Nuk mund them asgjë më shumë, është hapur një fashikull dhe pasi të studiojmë raportin do të vendosim nëse hetimi do të vazhdojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online