Dasmorët frikësuan maqedonasit, tani do të munden edhe me Kosovën!

Kosova do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë, pasi do të përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysëmfinale. Dardanët e kaluan mjaft lehtë grupin dhe tashmë duhet të përsërin të njëjtin sukses edhe në këtë sfidë. Pavarësisht mungesave të shumta nga ana e përfaqsueses së Kosovës, djemtë e Challandes duhet të bëjnë maksimumin në këtë sfidë për të arritur fitoren.

Kjo ndeshje përveçse një sfidë e radhës në futboll ka dhe përmbajtje goxha politike e nacionaliteti. Maqedonasit duke qenë me origjinë sllave, shumë herë kanë bërë thirrje rraciste ndaj shqiptarëve. Kujtojmë dhe incidentin në Shkup, ku disa dasmorë shqiptarë u kundërpërgjigjën ndaj disa tifozëve të rinj maqedonas, që bën thirrje kërcënuese ndaj popullit kuqezi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *