Festë dhe momente gëzimi në ekipin e femrave të Bajernit të Mynihut. Një dasmë ndryshe në Bavari ku janë martuar dy lojtare të ekipit. Lucie Vonkova dhe Klaudia Van Den Heiligenberg janë martuar së bashku. E para është 26 vjeçe aktivizohet me kombëtaren çeke dhe luan në rolin e sulmueses, ndërsa e dyta është 33 vjeçe dhe aktivizohet si mbrojtëse e majtë e ekipit të dytë të femrave të Bajernit.
Për çiftin e vajzave ka ardhur dhe një urim nga klubi i femrave të Bajernit, që ka shkruar në rrjetet sociale, duke uruar çiftin e ri: “Urime të sinqerta, ju urojmë më të mirën që mund të imagjinoni për të ardhmen tuaj të përbashkët.”
Të dy lojtarët aktivizohen me Bajernin që nga viti 2017, pas dy sezoneve të kaluara te CZ Jena, aty ku lindi dhe dashuria e tyre. “Po, jam martuar me vajzën më të bukur në botë”, ka shkruar Van Den Heiligenberg në profilin e saj në rrjetet sociale, duke shprehur lumturinë e saj.
Yesss i married the best woman in this world and i had the other best woman in my life right next to me! #doublelucky #lucenlois #happyme #mrsmrs pic.twitter.com/zRx2YSYDn3
— CvdHeiligenberg (@CvdH1985) October 3, 2018