“Dashuria e parë nuk harrohet”! Juventusi kthen Alegrin në pankinë: Kemi pasur shumë vite fantastike bashkë

Juventusi ka ndërruar trajnerin menjëherë pas përfundimit të këtij kampionati në Serinë A, atje ku pati edhe shumë dështime. Pikësëpari bardhezinjtë humbën titullin duke ia lënë Interit, ndërsa edhe kualifikimin në Champions League e arritën në fund pasi Napoli nuk fitoi dot kundër Veronës.

Drejtuesit e Juventusit nuk zgjodhën që t’i besonin sërish Andrea Pirlos, duke marrë në krye të pankinës Alegrin. Një dashuri e vjetër kjo për bardhezinjtë pasi bëhet fjalë për një emër që i ka drejtuar edhe më herët, ndërsa në radhët e bardhezinjve janë të sigurt se shumë vite të tjera fantastike i presin edhe në të ardhmen, po ashtu si ato që kaluan me Alegrin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *