Darka e gabuar! Në 31 dhjetor vjen mesazhi i largimit, i ndodh talentit të Shkodrës në Kosovë

Data 31 dhjetor nuk është vetëm një datë festive, ku të gjithë mblidhen së bashku në tryezë dhe vendosin që për një ditë të vitit të harrojnë hallet dhe shqetësimet, për të menduar se çdo gjë është në vijën e duhur, të paktën për 24 orë.

Por 31 dhjetori është edhe një datë reflektive, ku shumëkush mendon për një tjetër vit që kaloi, për gabimet e bëra dhe shfaq shënja pendese për padrejt?sitë që ka bërë më parë.

Megjithatë 31 te Vushtria festohet ndryshe, me fletërrufe. Klejdi Paloka, talenti 23-vjeçar i dalë nga Shkodra, ishte pjesë e Vushtrisë dhe ka treguar një histori në kufijtë e së pabesueshmes.

Ai tregon se natën festive ka mbërritur një mesazh në telefonin e tij nga trajneri Armend Dallku i cili i njoftoi se nuk do të ishte më pjesë e ekipit. Arsyeja? Akoma më qesharake, Paloka ishte kapur me fjalë me vëllanë e Armend Dallkut që luan mbrojtës te Vushtria.

I ftuar në Mega Sport në A2 CNN, Paloka ka thënë se një gjë e tillë nuk mund t’i ndodh as hasmit. “Dallku është trajner i mirê, punonte më shumë në aspektin fizik. Unë u largova pas disa keqkuptimeve. Në datën 31 dhjetor më merr në telefon Dallku dhe më thotë se nuk do isha më pjesë e ekipit.

Kjo nuk i ndodh as hasmit, në 31 dhjetor, e tmerrshme. Isha zënë pak me vëllanë e Dallkut që luan si mbrojtës te Vushtria për një rast goli. Pastaj nga Dallku i vogël, konflikti kaloi edhe me Dallkun e madh”, tha Paloka. Ndërkohë më poshtë mund të gjeni edhe një super gol që Paloka ka shënuar nga 40 metra si një tregues të vlerave dhe talentit të tij. /Sport Ekspres/