Dalja nga objetivat i jep mundësinë e debutimit, 23-vjeçari shqiptar luan ndeshjen e parë në Bundesligë

Shalke 04 ka dalë tërësisht jashtë objektivave këtë sezon, ku pak kohë më parë humbi edhe matematikisht shanset për të qendruar edhe në një tjetër sezon në elitë. Kjo ka bërë që trajneri të ketë dorë të lirë për t’u dhënë hapësira talenteve të ekipeve të moshave. Nga minuta e parë në fushë ka debutuar edhe një lojtar shqiptar.

Bëhet fjalë për Blendi Idrizin, i cili është pjesë e 23-vjeçarëve të Shalkes. Mesfushori dardan ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë në Bundesligë, duke përjetuar kështu një ditë të veçantë. Kujtojmë se Idrizi është pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës dhe nëse në sezonin e ardhshëm i jepet më tepër hapësirë në radhët e klubit gjerman, ndoshta mund ta shohim edhe me ekipin A të dardanëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *