Dalipi: Teuta e meritoi fitoren, ndikoi dhe barazimi me Lushnjen

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, e pranon se skuadra e tij bëri shumë pak për të fituar ndaj Teutës, teksa për “Supersport” e thotë hapur se barazimi me Lushnjen kishte lënë pasoja te skuadra.

Përgatitëm një javë të vështirë, duke ditur që vinim pa asnjë hapi fals në Lushnje, që ishte i papranueshëm për objektivat që kemi, por dhe lojën jo të mirë që shfaqëm. Prisnim një Teutë që i kishte pikët jetike dhe gjatë javës u përgatitëm mirë, pasi do ishte një ndeshje e luftuar për objektivat që kishim të dyja skuadrat”.

“Teuta ishte shumë e motivuar, kishte shpirt gare. Gabuam te topi i dytë, ku nuk funksionuam mirë. Te Teuta e bënë më së miri dhe na ndëshkuan dy herë me golat në pjesën e dytë. Trysnia e barazimit në Lushnje u ndje pak. Lojtarët duhet të jenë më të përqendruar. Në pjesën e dytë kërkova të motivoj skuadrën, duke qenë se nuk kishim bërë gjë mirë deri te goli. Teuta ishte më e vendosur dhe këtu unë mbaj përgjegjësi. Humbja kalon te unë i pari, megjithatë përgjegjësia është e të gjithëve ashtu sikur dhe fitojmë. Teuta e meritoi fitoren”.

“Kur u aktivizua Sulejmani duhet të vepronim në mënyrë emergjente. Vetëm Sulejmani kishte kryer nxehje dhe ndaj u aktivizua, që të arritën ritmin e lojës, ndaj unë nuk aktivizova Fejzullain. Isha i detyruar që të s’postoja në të djathtë Trashin”.

“Nuk u ndjeva i tradhtuat. Teuta e interpretoi ndeshje shumë herë më mirë se ne në anën teknike dhe do i jap merita kundërshtarit., nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Kjo nuk është se më motivon. Europa vështirësohet, por do të përgatisim një ndeshje në transfertën e vështirë të Gjirokastrës dhe i bëj thirrje skuadrës që nuk është kjo loja jonë dhe ajo që ne punojmë gjatë javës. Nuk e kam humbur besimin pasi kemi dhe katër javë dhe do punojmë deri në fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online