Dalipi: Po luajmë lojën tonë, komplimente Çanit

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, i gëzohet fitores që e ngjit në vendin e katërt, por natyrisht e gëzon edhe goli i Edgar Çanit.

– I kënaqur nga fitorja, apo nga goli i Çanit?

– Jam më shumë i kënaqur për lojën, skuadër iu imponua kundërshtarit, pa iu përshtatur asnjëherë lojës së Flamurtarit, por duke luajtur lojën e saj, atë që i kërkoj gjithmonë. Fituam me një eurogol të Çanit, i cili u fut menjëherë në lojën e skuadrës. Nxorra Bardhin jo sepse luante dobët, por doja më shumë forcë në sulm, në një terren të rënduar, mendova të kisha finalizues pranë zonës. Kam kërkuar nga lojtarët që të kenë gjithnjë besim te vetja, sepse jemi Partizani. Gjithçka po funksionon mirë dhe uroj që ndërprerja e kampionatit të na bëjë mirë, duke na kthyer Telushin apo Fejzullahin. Shtohen alternativat, por sa më shumë lojtarë të jenë, aq më mirë për ne si staf drejtues.

– Skuadra vrapon shumë, ndoshta lodhet shpejt me këtë mënyrë loje.

– Është e vërtetë që luajmë në presing konstant dhe në ndonjë moment shfaqet lodhja, por kemi edhe ndërrime në dispozicion për të freskuar skuadrën, si sot me Çanin, i cili është lojtar me vlera dhe e ndihmoi shumë skuadrën. Tani shohim nga e ardhmja, do të përgatitemi që të jemi në formë perfekte për në Kamzë. Çani e ka kërkuar edhe në stërvitje formën e vet më të mirë dhe për këtë arsye i dhashë besim. Shënoi një supergol, por mbi të gjitha ka gjetur formën e vet dhe prania e tij u pa qartë, i bëj komplimente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online