Klevis Dalipi nuk ngurron të tregojë se ndihet më mirë kur ka Sulejman Starovën në krah. Sa i përket ndeshjes, timonieri i përkohshëm i Partizanit në ndeshjen e sotme e ka sërish me gjykimin, duke e vlerësuar si jo korrekt, për golin e shënuar nga Progni…
“Keqardhja më e madhe ishte në kampionat, pasi Kupa ka specifikë tjetër dhe mund të rikuperojmë, aty humbëm 3 pikë. Ishim të bindur se vinim në lojë me sistemin e lojës për të shënuar me dy sulmues. Kam dyshime për golin e Prognit. Në pikëpamjen time Bardhi nuk ka marrë pjesë në kontaktin që ka pasur me lojtarin e Vlorës. Mendoj se është gol i rregullt. Them dhe që arbitri nuk mund t’i bjerë bilbilit nëse nuk ka kontakt të pastër. Shkon portieri që ngjitet pas lojtarit të tij. Unë mendoj se është gol i rregullt, dua ta përforcoj se është minuta e 4-të dhe loja mund të merrte tjetër rrjedhojë”.
“Para tre ditësh skuadra nuk u shfaq më së miri. Ne kemi formuar një skuadër të re. Në ndeshjen e parë mund të priten dhe gabime. Në harkun e katër ditëve ne u munduam të korrigjonim gabimet dhe erdhi një ndeshje e mirë në aspektin taktik. U munduam të realizonim në kundërsulm. Në pamundësi, por dhe për faktin se nuk kemi sulmues të mirëfilltë, nuk realizuam. Ja kemi lënë klubit të vendoste për një sulmues. Është e vështirë të gjesh lojtarë të mirë në janar. Duhet ende kohë për lojtarët që kanë ardhur për t’u përshtatur. Me aq minuta sa patën, në një ndeshje të tillë, nuk besoj se do e ndjejnë veten fajtor”.
“Gabimi i Albanit është human, ai është shtylla kryesore. E quaj një fat të keq të Albanit. Ne kemi besim te ai, se është një lider i vërtetë”.
“Unë nuk jam trajneri i parë. Starovën dua ta kem afër, pasi çdokush që e ka afër merr këshilla që i vlejnë për vazhdimësinë e lojës”.