Dalin përgjigjet mjekësore të Myrto Uzunit, trajneri i Granadës: Duhet të kemi shumë kujdes

Myrto Uzuni nuk u stërvit me skuadrën për ndeshjen e fundit në kampionat. Sulmuesi shqiptar ndjeu një shqetësim në kofshën e tij dhe iu nënshtrua analizave mjekësore. Përgjigjet e ekzaminimeve të tij kanë dalë dhe beratasi vuan një dëmtim fribror të pjesës së pasme të kofshës.

Vetë trajner i Granadës ka folur mbi dëmtimin e Uzunit, duke u shprehur se duhet treguar kujdes. Pako Lopez është i mendimit se ky lëndim duhet marrë qetësisht dhe i duhet dhënë koha e duhur për rekuperim, pavarësisht se skuadrës do i duhet të luajë pa sulmuesin e saj më të mirë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Është një dëmtim femural, në muskulin e pjesës së pasme të kofshës. Një edemë e vogël u shfaq, me të cilën duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Pako Lopezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online