Daku zyrtarisht tek Osijek, Qormemeti-Fakiç “gisht” në transferim

Tashmë është zyrtare: numri i shqiptarëve tek Osijek shkon në tre. Sulmuesi i Kosovës U21, Mirlind Daku, pasi ka kaluar testet mjekësore, ka nënshkruar dhe është prezantuar të skuadra kroate. Daku i bashkohet Ejupit dhe Grezdës dhe do kërkojë të shkëlqejë në kampionatin kroat.

Për transferimin e tij ka dhënë kontributin e tij edhe menaxheri i njohur Shkumbin Qormemeti, së bashku me Haris Fakiç, të cilët kanë bërë disa lëvizje të mira nga Skënderbeu jashtë vendit.

“Erdhi momenti i shumëpritur për mua, po bëj një lëvizje të madhe në karrierën time. Së pari dua të falënderoj familjen time që më kanë mbështetur në çdo moment, si në të keq ashtu edhe në të mirë. Po ashtu dua të falënderoj Agim Maliqin që ma dha mundësinë së pari herë në elitën e futbollit kosovar. Pastaj dua të falënderoj edhe Tahir Batatinën, Sunaj Keqin, Jeton Mehmetin dhe Nexhat Dumnicën për besimin dhe sinqeritetin e treguar ndaj meje.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë bashkëlojtarët e mi që i kam pasur si te Hajmalia, ashtu edhe së fundmi te Llapi, që më përkrahën në çdo moment dhe më ndihmuan që të rritem si futbollist. Faleminderit po ashtu edhe menaxherëve Shkumbin Qormemeti, Afrim Ajeti dhe Haris Fakiç për mundësinë e dhënë që të jem pjesë e njërit prej ekipeve më të mira të Kroacisë, Nk Osijek. Shpresoj që do t’ju bëj krenar të gjithëve. 

Faleminderit 1000 herë llapjanëve, të cilët më kanë përkrahur, po ashtu edhe të gjithë atyre që më përkrahën. Nga sot do jem pjesë e NK Osijek, do të mundohem me gjithë zemër të përfaqësoj familjen time dhe posaçërisht kombin tim shqiptari. I JUAJI, Mirlind Daku”, – shkruan Daku në llogarinë e tij në “Facebook” . 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *