“Dajën e propozuam si trajner për Kombëtaren, tani thonë se nuk vlen”! Redi Jupi: Nuk është kështu, fajin e kanë lojtarët te Partizani

Redi Jupi ka komentuar krizën e madhe që ka përfshirë Partizanin. Të kuqtë nuk e kanë marrë ende fitoren e parë, megjithëse kanë kaluar shtatë javë të Superiores. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi është shprehur se pesha e përgjegjsisë bie te lojtarët dhe jo te trajneri Ilir Daja, për të cilin është folur edhe drejtimi i Kombëtares.

“Nëse te Vllaznia janë të sigurt se ekipi është më i mirë se vjet, pavarësisht pikëve të marra, te Dinamo është po më e fortë se vjet, te Partizani nuk është më e njëjta situatë. Tani janë futur në një krizë identiteti dhe nuk janë më të sigurtë për asgjë. Nuk janë të sigurt për cilësinë e lojtarëve, se çfarë objektivash duhet të synojnë, kanë humbur besimin.

Duhet të kujtojmë se Ilir Dajën para katër muajsh ne e kemi propozuar si trajner për Kombëtaren e Shqipërisë. Papritur, pas katër muajsh, nuk bën më Daja. Nuk është kështu. Mund të ketë një krizë marrëdhëniesh dhe duket nga jashtë që nuk është shumë solide. Unë ia vendos fajin më të madhe të lojtarët”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *