Daja shtrëngon titullin! “Rinovimi? Unë jam gati”

Trajneri i Skënderbeut ka folur për ndeshjen me Kukësin, titullin, të ardhmen dhe merkaton. “Ndihem vërtet mirë në Korçë…”

Leonard Trebicka

Më 4 janar të vitit 2017 Ilir Daja u emërua trajner i Skënderbeut dhe qysh prej atij momenti mbante një rekord: nuk pësonte asnjë humbje me Skënderbeun e tij në shtëpi, në kampionat apo Europa League. “Mitin” e këtij rekordi në Superiore e “theu” Kukësi, që fitoi falë një goli të Sindrit Gurit. Trajneri Ilir Daja, dje ka folur edhe për titullin kampion, që e quan çështje të mbyllur: “Pavarësisht se kampion dilet kur e thotë matematika, unë mund të them me bindje se këtë vit nuk ka ekip që na heq titullin nga dora. Titulli është i yni dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Kjo edhe për shkak se kemi treguar që jemi shumë më mirë se rivalët tanë për titull”, ka thënë fillimisht Ilir Daja për Sport Ekspres”.

KUKËSI

Ilir Daja e ka nisur prononcimin e tij duke komentuar ndeshen me Kukësin. “Për shumë arsye, tifozët, por edhe ne, kërkonim me çdo kusht të fitonim ndeshjen ndaj Kukësit dhe rrjedhimisht edhe titullin kampion. Padyshim që edhe mua nuk më la shije të mirë ajo humbje, për dy arsye: Fillimisht për faktin se të gjithë ishin përgatitur për festë, ndërsa nga ana tjetër në shtëpinë tonë ishte humbja ime e parë në kampionat që nga koha kur unë jam trajner i Skënderbeut. Përpara këtij takimi kishim vendosur objektivin për ta fituar ndeshjen, por nuk ia dolëm. Në futboll të tilla gjëra ndodhin dhe normalisht që sa herë humb askush nuk është i kënaqur. Unë vazhdoj të besoj dhe do të mendoj se nuk kishim pse të ulnim ngarkesën emocionale, por nuk duhet të kërkonim fitoren të shtyrë nga dëshira për të festuar. Duhet të ishim më të logjikshëm në fushë. Pavarësisht kësaj, nuk dua të them këtu se Kukësi nuk kishte merita. E meritoi fitoren dhe i urova. Kjo tregon edhe njëherë klimën që ka ky qytet. Nëse t’i di të fitosh, vjen në Korçë fiton, siç bëri edhe Kukësi. I dhamë dorën dhe i komplimentuam, pavarësisht se për shkak të cilësisë që ka ekipi ynë, fitorja është shumë e vështirë për kundërshtarët”, u shpreh Daja.

TITULLI

Në Korçë mendojnë se nuk ka asnjë shans që titulli këtë sezon t’u ikë nga duart, kjo edhe për shkak të diferencës prej 11 pikësh që ka Skënderbeu me Kukësin e vendit të dytë. “Ne gjithmonë takimet i marrim një e nga një, por këtu nuk bëhet fjalë për komplikim të luftës së titullit. Nëse kemi shtyrë festën, nuk do të thotë se kemi komplikuar kampionatin tonë. Pavarësisht se kampion dilet kur e thotë matematika, unë mund të them me bindje se këtë vit nuk ka ekip që na heq titullin nga dora. Titulli është i yni dhe mbetet vetëm zyrtarizimi, kjo edhe për shkak se kemi treguar që jemi shumë më mirë se rivalët tanë”, shtoi tekniku i bardhekuqve.

E ARDHMJA

Nuk ka asnjë mëdyshje. Edhe pse kampionati akoma nuk është mbyllur, Takaj e ka gati rinovimin me trajnerin Ilir Daja. “Vijoj të jem i bindur për atë që kam thënë dikur. Gjithçka sa kam arritur në ekipin e Skënderbeut, e kam arritur falë punës sime dhe bashkëveprimit me ekipin dhe stafin. Gjithsesi nuk kam biseduar ende për një rinovim, por mund të them se nëse dëshira është edhe nga pala tjetër, gjithçka është e arritshme. Unë ndjehem vërtet mirë në Korçë, jo vetëm në aspektin futbollistik, por edhe në atë njerëzor. Besoj se duhet fillimisht të mbarojë sezoni dhe më pas të shohim. Kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni edhe presidentit Takaj”, deklaroi Daja kur u pyet për rinovimin e kontratës.

MERKATOJA

Edhe pse transferimet ende nuk janë hapur, Skënderbeu shiti Kristal Abazajn dhe ka mbyllur gjithçka me Dejvi Bregun. I pyetur në lidhje me merkaton verore, Daja ka deklaruar: “Me këtë merren drejtuesit e klubit dhe të merkatos. Ne jemi duke menduar për mbylljen e sezonit, pasi kemi objektiv kampionatin dhe Kupën. Por gjithsesi jam i mendimit se pasi të mbarojë sezoni do të ulemi dhe të shohim të gjitha lëvizjet që do të mund të bëjmë për të krijuar një ekip po kaq të konsoliduar, për të filluar aventurën europiane në Champions League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online