Daja mbledh ekipin: Ju dua si në 2017!

Skënderbeu ka kryer dje në Durrës seancën e parë të përgatitjeve për ndeshjen e Gjirokastrës, e paraprirë nga një mbledhje-analizë e trajnerit me të tijtë

Leonard Trebicka

Pas dy ditëve pushim, Skënderbeu ka filluar dje përgatitjet anti-Luftëtar në qytetin e Durrësit. Bardhekuqtë janë kthyer të premten në mbrëmje në Shqipëri, pas minifazës dimërore të zhvilluar në Antalia. Ekipi pakryer dje në mesditë seancën e parë stërvitore. Lojtarët janë paraqitur në ambientet e resortit Tropikal, ku për disa ditë do të përgatisin transfertën me Luftëtarin në Gjirokastër. Trajneri Daja ka bërë vetëm një seancë në fushën me bar natyral dhe stafi teknik është dukur i kënaqur me formën e grupit pas fazës dimërore. Tani pritet që gjithçka të fillojë atje ku Skënderbeu e la vitin e kaluar, pra me fitore dhe ritëm të lartë.

ANALIZA – E veçanta ishte se trajneri Daja ka pasur dje një takim me lojtarët. Pas mbërritjes në Durrës, trajneri ia ka thirrur të gjithë në një analizë, ku ka diskutuar gjatë me të tijtë. Kjo mbledhje-analizë ka pak më shumë se 30 minuta dhe Sport Ekspres mëson se Daja u ka lojtarëve të vazhdohet me atë ritëm dhe po atë përqendrim në çdo ndeshje: Sot fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin dhe gjysmën e dytë të kampionatit. Dua të jemi të përqendruar maksimalisht deri në fund të kampionatit, në të gjitha ndeshjet. Jam i bindur se bashku kemi për tia dalë, duke i marrë ndeshjet një e nga një. Tani duhet të mendojmë vetëm për Luftëtarin, takimin e radhës. Duhet ta vlerësojmë shumë skuadrën që do të kemi përballë. Çdo ndeshje vlen vetëm tri pikë për ne, u është drejtuar trajneri kryeqytetas të tijve. Ai ka dashur ti motivojë në këtë analizë dhe tu bëjë të ditur se nuk duhet të lëshojnë për asnjë moment, pavarësisht diferencës së pikëve me vendin e dytë.

LUFTËTARI Korçarët e rinisin kampionatin me një transfertë shumë të vështirë. Fitoret e Luftëtarit në mbyllje të vitit të kaluar kanë qenë ndaj ekipeve të forta si Partizani dhe Kukësi, kështu që korçarët e vlerësojnë maksimalisht kundërshtarin. Trajneri Daja e di shumë mirë forcën e gjirokastritëve, ndaj dhe dje ka preferuar ta nisë punën me atë takim, që më shumë ka pasur të bëjë me ndërgjegjësimin e lojtarëve për atë çfarë i pret në gjysmën e dytë të kampionatit. Duhet ulur ndërkohë ngarkesa që kishte skuadra gjatë minifazës dimërore dhe trajneri Daja ka menduar që deri të premten ta ketë në formën më të mirë grupin e lojtarëve. Luftëtari kërkon të largohet sa më parë nga vendet e fundit dhe do të luftojë fort para tifozëve të tij, ndaj dhe ndeshja e së premtes paraqet shkallë të lartë vështirësie për Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *