Daja: Lodhja po ndihet. Skënderbeu nuk bën aleanca

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka folur pas fitores aspak të lehtë ndaj Vllaznisë, duke e pranuar se skuadra po ndjen lodhje.

“Loja jo e mirë? Ndikon lodhja, natyrisht. Nuk mund të bëjmë shumë rotacion, për të mos ulur rendimentin e lojës dhe për të lëshuar në rezultate. Pastaj, Vllaznia është një skuadër cilësore dhe nuk është e lehtë të luash mirë ndaj saj. Gjithashtu, me mungesat që kemi, e kemi të vështirë të bëjmë rotacion si duhet. Rotacioni është i vështirë, kur mungojnë shumë lojtarë, edhe pse kemi një grup të madh lojtarësh dhe të gjithë duhet të jenë gati.

“Pasimet e shumta te Shehi? Duhej një administrim sa më i mirë i lojës dhe një zotërim i madh i topit, por është e gabuar ta kthesh topin aq shpesh pas, kur mundësitë janë për të shkuar përpara. Kthimi i topit pas bën që të anulosh një mundësi sulmi dhe të rinisësh gjithçka, duke krijuar edhe situata të rrezikshme në zonën tonë. Ndikojnë edhe lëvizjet e lojtarëve dhe ndryshimet në pozicion është problem për disa lojtarë.

“Përgjigje për Safet Gjicin, vuajtja ndaj Vllaznisë? Nuk më takon mua të flas, le të flasë Takaj për këtë çështje. Për mua është më mirë që të luhet në fusha të mira, kur janë mundësitë. Pastaj, mos harroni që nëse ndeshja kundër Vllaznisë u transferua në Korçë, kthimi në fazën e dytë do të luhet në Shkodër. Për këtë arsye, them se aleat kemi vetëm veten”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online